Dr. ALI JAKUPI
PËR ATA KOSOVA ËSHTË ËNDËRR
- SHQIPTARËT NË VILAJETIN E SAMSUNIT -
(udhëpërshkrime-ese)

KOSOVA ONLAR İÇİN BİR HAYAL!


Botues : VATRA

Redaktor : Jonuz Fetahaj

Recensent : Dr. Rifat Blaku

Kopertinën e realizoi : Valon J. Fetahu

Të drejtat e autorit mbrohen ©


PËR ATA KOSOVA
ËSHTË ËNDËRR
SHQIPTARËT NË VILAJETIN E SAMSUNIT
(udhëpërshkrime-ese)

Prishtinë
1998


PËRMBAJTJA

  1. PARATHENIE
  2. SHEKUJT E PËRNDJEKJEVE
  3. KUSH E HAPI RRUGËN PËR TURQI?
  4. SHQIPTARËT NËPËR VILAJETET E TURQISË
  5. VILAJETI I SAMSUNIT E MBANË GJALLË SHQIPEN
  6. BAFRA- OAZË VËRTETË E SHQIPTARËVE
  7. KUSH U SHPËRNGUL NË BAFRA?
  8. KUJTIMET E TË GJALLËVE PËR SHPËRNGULJET NË TURQI, PËRKATËSISHT PËR NË BAFRA
  9. UDHETİMİ ME QERRE TE DRUNJETA E ME QE
  10. FAMİLJA SFARÇA E NJOHUR JO VETËM NË RRETHINËN E VET
  11. PERIUDHAT E PEDATJEVE PËR NË TURQI DHE BRENDA SAJ
  12. SHQIPTARËT ME NGA DY MBIEMRA
  13. MALLI PËR ATDHE ZVETËNOHET GRADUALISHT
  14. NË VILAJETIN E SAMSUNIT (DHE NË TURQI PËRGJITHËSISHT) SHQIPTARËT KANË KRIJUAR EMËR
  15. TRADITAT QË ENDE MBRETËROJNË
  16. EDHE ANEKDOTAT KANË DOMETHËNIE SHQIPTARE
  17. ÇKA KA MBETUR NGA SHQIPTARËT E VILAJETIT TË SAMSUNIT
  18. Ç'KA TË PËRBASHKËT TURQIA ME SHTETET E EVROPËS PËR FATIN E SHQIPTARËVE
  19. SUBLIMIME TË PREMISAVE TË TRAGJIKAVE ME PËRMASE KOMBËTARE
    1. MOTIVI PËR HARTIMIN E ESEUT
    2. MBIJETESA E SHQIPTARËVE -VEÇORI MADHORE
    3. DISONANCA NË MES VITALITETIT DHE MANGËSIVE TË POPULLIT SHQIPTAR
  20. PËRFUNDIM
  21. TO THEM KOSOVA IS A DREAM (SUMMARY)
  22. KOSOVA ONLAR İÇİN BİR HAYAL!
  23. SHËNIME PËR AUTORIN

Parathënie
Për temën që është objekt trajtimi kam pasur njohuri të mëhershme. Kontaktet familjare, të lidhura ndërmjet miqësive, bënë të mundur këmbimin e informacioneve të nduarnduarta, edhe për ambiente dhe mjedise të largëta.

Me kalimin e kohës, kërshëria veçsa shtohej për të njohur e ditur më mirë ekzotikën e atyre anëve, në të cilën të mirën dhe të keqen e ndajnë edhe bashkëkombasit, ata të cilët nga e njëjta vatër, nga oxhaku i përbashkët, morën botën në sy dhe i përzien tymat (blozën) e oxhaqeve. Kompleksi i problemit gjithnjë bëhet më i qartë, siç thellohet edhe dëshira për pikëpjekje më të gjera, edhe më konkrete, sa për të shijuar realitetin e atjeshëm për së afërmi.

Shqiptarët patën fatin e keq në zhvillimin dhe konsolidimin e tyre për shkak të historisë njerkë, siç e quajnë disa. Ata u katandisën anekënd botës, jo për shkaqe të ndonjë avanturizmi të natyrshëm, por për shkak të rrethanave të pavolitshme, për të hequr qafe zgjedhën e huaj shekullore.

Vërtetë, heqja e zgjedhës në vatrën e vet, nëpërmjet mënyrës së mërgimit, shpie në zgjedhë tjetër, bile në vend të huaj. Pra, nga krajata kalohet në krajatë. Për këtë, motivet mund të evidencohen dhe të peshohen deri në decimalet e shumënumërta. Shi për këtë, rasti i parë për udhëdmet relativisht të largëta, autorit ia hapi horizontin për hyrje në këtë labirinth tejet interesant dhe tërheqës.

Shqiptarët gjatë historisë, afro 22 shekuj rresht u ballafaquan me të gjitha të këqiat. Nga metodat pushtuese, nënshtruese, një numër i madh nga epoka në epokë u asimiluan, u tjetërsuan në popuj tjerë të Ballkanit dhe më gjerë. Asimilimit të tërësishëm i shtohet edhe pjesa e mërgatës nëpër shtete të ndryshme, ku ambientohet dhe i nënshtro-het çdo gjëje të natyrës përkatëse vendëse. Mbetja tjetër është elementi ekzistues edhe sot e kësaj dite në trojet e veta, i cili sadopak aq sa ka mbetur e ruan autoktoninë dhe kompaktësinë etnike në territor kompakt.

Problem më vete dhe i dhembshëm, është dhe mbetet shpërngulja e shqiptarëve nëpër shtete të tjera, saqë merrë përmasa dramatike dhe shndërro-het në proces historik. Pothuaj gjatë gjithë shekujve, me intensitete të diferencuara, vala e shpërnguljeve shënon tragjikë pas tragjike, deri në përgjysmimin e popullatës, në zvogëlimin e saj katastrofik shumë herë me radhë. Shqiptarët sikur nuk gjetën ngro-htësi në vatrat e veta, prandaj kërkojnë strehim edhe në ato vende, të cilat kishin ushtruar pushtet dhe dhunë pikërisht mbi ta, mbi supet e këtyre njerëzve. Shpërnguljet bëhen nëpër vise dhe shtete të ndry-shme, ku krijohen enklava, oaza, tërësi të vogla a të mëdha me pjesëtarë të kombit shqiptar, të cilët pas një kohë të caktuar mund të mbajnë veçse atributin e gjenezës së tyre, ngase qenia kombëtare u shndër-rohet ne një substancë tjetër.

Një prej vendeve që absorbon numër më të madh të shqiptarëve është Turqia. Për ta trajtuar këtë problem kompleks nevojitet angazhim i gjithanshëm dhe njohje serioze e problematikës. Nëpër Vilajetet më të mëdha dhe të rëndësishme përnga zhvillimi i aspekteve të ndryshme, është i pranishëm elementi shqiptar. Kjo problematikëmund të ndriçohet me angazhimin e ekipeve përkatëse, jo për të zgjidhur problemin tashmë të perënduar, por, madje për të mos i humbasur gjur-mët, si të mos kishin qenë kurrë. Materia që shqyr-tohet në këtë punim është e kufizuar, ngase përfshin vetëm një pjesë të rajoneve ku jetojnë pjesëtarët e etnitetit shqiptarë. Është fjala për Vilajetin e Sam-sunit, trevë kjo që dikur e lënë dhe e prapambetur, ndërsa tash ka përmasa tjera të zhvillimit dhe të avancimit. Vilajeti i Samsunit dallohet veçanërisht me praninë e shqiptarëve, që nga fillimi i dekadës së dytë të shekullit XX, kur tokat shqiptare sërish oku-pohen nga pushteti serbomalazez.

Me të shkuar në atë ambient, mund të ndeshesh me elementin shqiptar, të dispersuar nëpër shumë vendbanime. Një prej komunave (kazave) që më së shumti ka pjesëtarë të kësaj origjine është Bafra. Sot e kësaj dite aty mbetet e gjallë shqipja, si dhe disa tipare tjera të traditës. Vera e vitit 1997 autorin e gjen në mesin e bashkatdhetarëve, të një gjaku që nuk mund të mohohet, sadoqë distanca kohore rritet dhe pa ndër-prerje e bënë të veten.

Punimi me titull "Për ata Kosova është ëndërr", përkatësisht "Shqiptarët në Vilajetin e Samsunit" është i zhanrit të udhëpërshkrimeve dhe të eseve. Ka një origjinalitet të plotë, të faktografisë së gjallë, e cila, aq sa dihet, ka qenë temë e paprekur, sikur të ishte labu. Me hyrje në gjurmimin e këtij segmenti, hapet një kaptinë mjaft e rëndësishme, për t'u rrekur edhe me Vilajetet tjera, ku jetojnë shqiptarët anekënd Turqisë, por edhe nëpër vende tjera të botës.

Për të ndriçuar një pjesë sado të vogël të problemk, nevojiteshin të dhëna dhe prova konk-rete në terren. Përmbajtjen e udhëpërshkrimeve dhe të eseve që i prezantohet lexuesit, e begatojnë njerëzit e atyshëm, të cilët pa hezitim e hapin zem-rën, që të shpjegojnë për të mirat dhe të këqijat, për motivet, krajatat dhe të arriturat, për vajin dhe nostalgjinë, për natyralizimin dhe pozicionimin e tashëm. Duke e lexuar këtë material, edhe refugjatët e tashëm në Perëndim mund ta gjejnë veten, të cilët duhet ta vënë gishtin në tamtha dhe të meditojnë për epilogun. Tragjika nuk përfundon, nuk përmbyllet me shpërnguljet për në Turqi. Ajo është shndërruar në sindrom dhe gati në kanceroid që metastazon gjithanshëm.

Në këtë rast i falënderoj të gjithë ata që ishin në cilësinë e bashkëbiseduesve, të cilët e patën rolin e dëshmitarit për diçka që ka ngjarë, që ngjanë aktualisht dhe do të ngjajë në të ardhmen. Natyrisht, në veçanti i shfaq mirënjohje nikoqirit, zotërinjve të familjes Xhymerti (vëllezërve haxhi Ahmeti, haxhi Hasani dhe të Samiut - të birit të Salihut të ndjerë). Të moshuarëve dhe të tjerëve që e kishin ruajtur thesarin e gjuhës dhe të traditës, e që janë për lëvdatë, iu jam mirënjohës.

Secilit pjesëmarrës në ndihmesën e botimit të këtij libri, i shfaq falenderime të perzemërta.

Prishtinë, tetor, 1997

Autori


1.SHEKUJT E PËRNDJEKJEVE

  "Zanafilla e legjendës ka gjasë të jetë tepër e. lashtë, por kurrsesi më e lashtë se konflikti midis Ilirisë dhe Romës."
 
Ismail Kadare
  "...Pothuajse të gjitha banorët e pjesës perendimore të Sanxhakut të Nishit lë dorëzuar Serbisë, ishin shqiptar të besimit mysliman... prandaj kur ky sanxhak u pushtua nga ushtria serbe, popullsia nuk i bëri ballë pushiuesit. Ajo e tëra iku në Vilajetin e Kosovës duke lënë tërë vendin të braktisur."
 
John Ross

Në kontekstin e periudhave të gjata kohore, shekujt e përndjekjeve të shqiptarëve janë të shumtë. Edhe në shekujt më të hershëm, të Antikës së vonë, tronditjet zunë fill të dhimbshëm e të mallkuar. Pushtimet romake të tokave ilire sikur e filluan hallkën e parë të persekutimeve dhe të përndjekjeve; që më pastaj, vijimisht ngjajnë edhe hallka tjera, të cilat e përbëjnë një vargon të zinxhirëve të gjatë. Përkundër të dhënave se Perandoria Romake zbatoi metoda nga më të ndryshmet për të përvetësuar popullsinë autoktone, qoftë nëpërmjet ofiqeve nëpër rangjet ushtarake dhe ato civile, mbeti mjaft hapësirë për ushtrimin e masave të egra ndaj të padëgjueshmëve, për t'i shndërruar në qytetarë lo- jalë. Këtyre të fundit, përveç represioneve tjera, iu shqiptohej masa e largimit nga trojet e veta, për të punuar nëpër minierat që eksploatoheshin, për të zënë vend në ambient të ri dhe për t'u martuar e krijuar familje, në mënyrë që sa më shpejt të balla-faqohen me asimilimin. Ishte kjo vala e natyrës tragjike, kur pedatjet e fiseve ilire fillimisht hyjnë në një etapë të re, të një shqetësimi fatal, i përcjellur nëpër të gjithë shekujt deri sot.

Perandoria Bizantine veçsa e shton intensitetin e tronditjeve. Zatën pushteti bizantin, një ndër më shovinistët (siç mund ta quajmë me terminologjinë aktuale të kohës), de jure, popujt e ndryshëm i vuri nën një ombrellë të përbashkët, nën lajtmotivin se Perandori është i dërguari i Zotit dhe se atij të gjithë pjesëtarët e popujve i takojnë, janë të njëjtë me sundimtarin. Në këtë veladon të errësirës dhe të mohimit të përgjithshëm mund të ngjanin rropatje nga më trishtueset, por që ato mbështeteshin në arsyetimin se çdo pëllëmbë e Perandorisë është e shenjtë, toka dhe njerëzit janë pronë e sundimtarit dhe e Zotit. Me këtë sikur iu mbylleshin te gjitha mundësitë që të vajtohet vendlindja, atdheu, në kup-timin se tërë hapësira perandorake është e njëjtë. Pushtetet e atëherëshme me këtë e bënin të veten, arrinin të shpërngulnin popullatën ku të dojnë, me qëllime të caktuara: për të mbrojtur kufijt e gjerë të Perandorisë dhe në ato mjedise të harrohet përgjith-monë origjina nga mjedisi dhe nga kanë ardhur.

Pushtimi sllav i disa tokave shqiptare, në fund të shekullit XII dhe në fillim të shekullit XIII (kur defini-tivisht pushtohet Kosova), krijon një bizantizëm të ri, më skrupuloz dhe më të vrazhdë. Jo vetëm feja skizma-tike, e kultivuar në Perandorinë Bizantine, që i jep rast të ushtrimit të trysnisë së gjithanshme te popujt e okupuar, por edhe egërsia e mbartur nga Karpatet, formësojnë klimë tejet të veçuar, kur atëbotë nuk zbato-het politika e dëbimit nga trojet e veta. Ngjanë e kundërta. Ligjet drakonike dushaniane nuk lejojnë ndërrimin e trojeve, ngase ekzistonte frika që pjesëtarët e konfesionit katolik të mos ndikojnë në prishjen e mendjeve të atyre që e kishin të përqafuar fenë ortho-dokse. Getoizimi i tillë kishte për qëllim, që nëpërmjet kristalizimit fetar skizmatik, presioneve të shumta, të realizohet asimilimi i plotë.

Me shpërngulje të dhunshme pasojnë shekujt XIII dhe XIV, kur qarqet greke, sidomos në rrethin e Janinës, ende pa ardhur pushteti turk, dëbuan në mënyrë masive masat shqiptare, për të shpopullzuar këtë element autokton dhe Janinën me rrethinë të gjerë të popullzojë me popuj tjerë. Dhespoti grek, me emrin Tomas, në vitin 1380 e tutje "arriti ta zbrazte Janinën nga banorët e saj burimorë" (shih: Faik Konica Vepra II, Rilindja, Prishtinë, 1995, fq. 294). Episodi në fjalë është ngjarje tronditëse, e shënuar rrallëkund në histori. Aktet si kjo dhe të ngjashme vandale nuk kishin motiv eliminimin e pjesëtarëve që kanë fe tjetër, por faktikisht të atyre që kanë përkatësi tjetër nacionale. Shqiptarët e asaj kohe, që likuidoheshin edhe fizikisht, deri ne vdekjen më barbare, duke iu nxjerrë sytë, ose duke iu prerë ndonjë gjymtyrë tjetër të trupit, dhe nga derdhja e gjakut, helmimi dhe çrregullimet tjera, vdesin në mënyrën më mizore, dalëngadalë, me tortura fizike e shpirtërore, që nuk mund të përshkruhen. Ata nuk persekutoheshin kështu nga shkaku i fesë që e kishin (sepse ata kishin të njëjtën fc me grekërit, fenë orthodokse), porse qëllimi ishte që të çrrënjoset populli i vjetër, mbase edhe më i vjetër se vet grekërit dhe në tokat shqiptare të bëhen zot të tjerët.

Nuk mund të thuhet se fate tragjike pati vetëm te shqiptarët. Në rruzullin tokësor, nëpër etapa të caktuara kohore, për shkaqe politike, ekonomike, strategjike, ndodhën ngjarje më tepër se tragjike. Mirëpo, shqiptarët nuk radhiten ndër ata popuj që, vërtetë, u ndeshën me krajatat më të mëdha, me përmbyllje të kaptinave të pakuptimta, në të cilat veçsa përkujtohet prejardhja e tyre, atdheu i tyre i dikurshëm.

Luftërat e famshrae të Skënderbeut, të veçuara në tërë historinë e re të popujve të civilizuar, shqip-tarëve u sollën famë dhe dinjitet të plotë, çfarë nuk e patën popujt tjerë, ndonëse në të njëjtën kohë janë shkaktare për pasoja të rënda, me përmasa të për-gjysmimit të popullsisë. Turma e madhe e popullsisë e kaloi detin dhe shkeli në tokat e jugut të Italisë, popullsi kjo që sot e kësaj dite ruan kujtesën e mbartur nga gjenerata në gjeneratë për atdheun e stërgjyshërve dhe me nostalgji nuk pranë kurrë se kënduari këngën "Moj e mira More...".
Sikur thuajse janë burim i pashtershëm. Me zulm të madh i sfiduan zhdukjes së plotë. të syrgjyno-sur e të sakatosur, të përgjysmuar sa e sa herë, megjithatë, ishin më të fortë, më vital se sa shumë popuj që i përmend vetëm historia, të cilët u zhdukën përgjithnjë.

Pas luftërave austriako-turke (fundi i shekullit XVII dhe fillimi i shekullit XVIII), ku morën pjesë shqiptarët nën udhëheqjen e At Pjetër Bogdanit dhe të Tomë Raspasarit, epilogu përfundon me shpërn-gulje masive të shqiptarëve për në rrafshirat e Bana-tit dhe të Hungarisë.

Ndodhitë e shndërruara në refren të dhemb-shëm nuk kanë të ndalur. Shekulli XIX dhe XXjanë më të shënuarit për ndjekje dhe gjenocid të paparë. Vitet 1877/78 e tronditën popullsinë shqiptare, kur nga hordhitë shoveniste serbe, para tytave dhe bajonetave barbare u gjend një popullësi e tërë shqiptare, e cila me armën e dhunës detyrohet t'i lëshojë të shtatëqind vendbanimet e veta shekullore. Kosova bëhet vatër e dytë e tyre, porse për fat të keq, më vonë, për një numër të madh të kësaj popullate kjo trevë e re veçse shndërrohet në kujtesë, ngase marrin në sy edhe meridiane më të largëta.

Ripushtimi i tokave shqiptare nga serboinalazezët (1912) bëhet shkaktar i shpërnguljeve të mëvonshme. Shqiptarët detyrohen t'ia kthejnë shpinën për gjithnjë vatrave të tyre shekullore. Deri në Luftën e Dytë Botërore trualli shqiptar shpopullzohet me qindra mija frymë, për të vazhduar edhe pas Luftës së Dytë Botërore me numër edhe më të madh. Shqiptarët, të cilët mezi u çliruan nga zgjedha e Perandorisë Otomane, nuk gjetën zgjidhje tjetër përveç t'i kthehen përsëri nënshtirimit të sojit të Anadollit. Këtë përcaktim mbase ua mundësoi feja e përbashkët islame, prandaj sipas përshtypjeve të përfituara nga bisedat e lira, mund të konkludohet se më lehtë e patën të hyjnë nën sqetullën e sundimtarit të mëhershëm, të mëpar-shëm se sa të pranojnë një përbindësh, të cilit që nga Mcsjeta i njiheshin kthetrat.
Shembull, vërtetë, i përndjekjeve është ky i sotmi, i shekullit XX, i cili edhe në përmbyllje të tij karakterizohet si mjaft tragjik, ngase më tepër se kurrë, më se gjysmë milioni i shqiptarëve, të të gjitha moshave ia mësyen qendrës dhe veriut të Evropës, për të mbijetuar të sotmen, por, me parashikime reale, për të humbasë çdo gjë kombëtare në të ardhmën e afërt, pa kaluar shumë kohë. Njëko-hësisht shqiptarët nga Shqipëria sikur gjejnë prehje në Greqi (më se treqind mijë, të cilët në mënyrën më të pakuptimtë edhe i ndërrojnë emrat, gjest ky që nuk mund të arsyetohet me asnjë kushtëzim, as me sigurimin e ekzistencës materiale etj.), madje në Itali e gjetkë. Me fjalë të tjera, shqiptarët e të gjitha viseve, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva e Bujanoci, Çamëria, nëpër shumë peri-udha e vite vërshojnë nëpër vende tjera, ku nëpërmjet strehimit dhe padijes, e gjejnë humbëtirën kombëtare.

2.KUSH E HAPI RRUGËN PËR TURQI?

Për shqiptarët, sikurse edhe për popujt tjerë që ishin të sunduar pesë shekuj nga Sulltani, edhe viset më të largëta të Anadollit, në njëfarë dore, ishin ngapak të njohura. Nëse asgjë tjetër, një numër i vogël kishte kaluar vite të tëra nëpër ato vise të largëta, duke shërbyer në radhët e ushtrisë osmane. Një numër tjetër, jo aq i dukshëm, këtë klimë dhe ambient e kishin shijuar nga gradat dhe titujt, ud-hëheqjet dhe drejtimet deri në nivelet më të larta.

Prandaj, është e pamundur që gjatë sundimit osman të mos formoheshin enklava të vogla të shqiptarëve edhe në Azinë e Vogël. Logjika imponon konkludimin se, si gjithnjë, kishte lakmitarë të pas-urisë, të karrierizmit dhe të famës. Kjo shtresë, ndonëse e pakët me numër, mund të konsiderohet si çelës për hapjen e dyerve drejt këtyre hapësirave.

Me kalimin e viteve, të situatave dhe të ndry-shimeve të marrëdhënieve ekonomiko-shoqërore dhe politike, krijohen rrethana, kushte të reja. Edhe gjatë sundimit osman, shqiptarët, që në të gjitha viset kishin përjetuar ditë përmbytëse, kur në mënyrë masive marrin botën në sy, për të ruajtur diç, pa e pasur të qartë humbasjen e çdo gjëje, mbi të gjitha atë që është thelbësore, kombëtaren. Skena të ngjashme u shënuan në dyndjet masive për në Itali (Sicili, Kalabri), në Greqi, në Vojvodinë dhe në Hun-gari si dhe më vonë për në Turqi. Shqiptarët e të gjitha këtyre epokave donin që të mos e humbnin fenë dhe dinjitetin kombëtar, mirëpo, në këto orvatje të ruajtjes, e humbën atë më qenësoren - kombin.

Në këto raste është vështirë të matet ku është e drejta: të ngelin aty ku ishin apo të ikin. Pa dyshim, mbizotëron e para, sepse këtu diç do të ruhej në krahasim me ato mjedise, ku dalëngadalë pësojnë ndryshime të pandalshme.

Embrionet e enklavave shqiptare në Anadoll janë tepër të vogla, përkatësisht të pashënuara. Ato veçse mund të shërbëjnë si njëra nga motivet tjera për hapjen e rrugës për Turqi. Këtë shtet, siç mbeti dhe u formësua pas shpërbërjes së Perandorisë os-mane, shqiptarët detyrohen të përfaqësojnë pikërisht pas okupimit sllav të tokave shqiptare, në vitin 1912. Ishte ky moment i papresedencë, ku pas çlirimit të vendit nga vet forcat shqiptare, ndodhë një situatë trishtuese, kur në vend të kremtimit të fitores, shkel çizmja shoveniste okupuese serbe e malazeze, të gllabëruesit të fshehur si skilë dhe që ishte i mbështetur në Rusinë cariste, si dhe në Forcat e Mëdha tjera, siç ishin Franca, Anglia etj.

Ky përbindësh i ri iu shtini datën në palcë popullësisë së pambrojtur, e cila edhe ashtu e varfër, ishte tëholluar edhe më shumë gjatë Lëvizjes së Përgjithshme Popullore të viteve 1908-1912. Popull-sia e ardhur nga Sanxhaku i Nishit, e kishte ende të freskët dëbimin me dhunë, masakrën e paparë, të palarën e sllavit, të cilën pushtuesi e kishte shndër-ruar në kreni. Ata veçsa kishin filluar të mëkëmben në Kosovë, të krijojnë plang e stabilitet, të formëso-jnë marrëdhënie e fqinjësi të reja. Këtë fije shprese, të gjendur në një rrethinë, ku disi mund të jetohet, e shkëput zullumi orthodoks sllav, i cili njihet herët me brutalitetin dhe vulgaritetin e pakrahasueshëm.

Asnjë okupator nuk është i mirë, porse disa dallohen nga të tjerët. Në rast se pushtuesi është fqinj imediat, primitiv, i pangopur për grabitje dhe plaçkitje, sepse nuk e ka krijuar bazamentin historik të mirëqenies nga djersa dhe përpjekjet e veta din-jitoze, bëhet më i uritur se egërsira dhe posa t'ijepet rasti bënë ç'mundet, çka nuk e mbërthen as mendja e njeriut. Ky farë soji tradicionalisht mbështetje e ka dhunën, korrupcionin, mitet, dredhitë dhe gën-jeshtrën. Prandaj, kush bie në kthetrat e tij, duhet të jetë tepër i vendosur që t'ia topitë dhëmbët e mpre-htë. Në të vërtetë, po të hyhet thellë në përmbajtjen e problemit, në anatominë e këtij organizmi pa-tologjik, raund të shihet se nuk është i pamposhtur, nuk është aq i fortë siç duket. Përkundrazi, është aq i ligë, saqë i pushtuari kur është syçelë dhe i vendo-sur, i mobilizuar si duhet, këtë në çdo kohë mund ta gjunjëzojë dhe ta vë nëpozitë të mjerë.

Shqiptarët ishin të zënë në dy fronte. Lufta katërvjeçare deri në çlirim i kishte pllakosur, si në pikëpamje ekonomike, po ashtu edhe në atë njerëzore. Faktikisht, ky komb historikisht vuan nga mungesa e udhëheqësve, të prijësve karizmatikë, të cilët proceset e filluara do t'i përmbyllin deri në fund. Nga ky aspekt, shqiptarët historikisht, pothuajse gjithmonë, pësuan humbje, ndërsa fitoret edhe kur ngjanin ishin të pjesërishme, ose plotësisht të paduk-shme. Në këtë drejtim edhe luftërat për çlirim të këtij shekulli nuk kurorëzohen me fitore konzistente e shi për këtë fitorja shumë shpejtë shndërrohet në disfatë.

Okupatori sllav dhe metodat drakonike dhe tejet të vrazhda popullësinë e pambrojtur e vënë para një sprove të rëndë: për të qenë apo për të mos qenë. Marrja e vendimeve se ç'duhet bërë, duhet ta kishte taban edhe forcën. Kjo faktikisht për ne atë kohë ishte shterrur. Popullsia autoktone shqiptare e Kosovës (jerlitë) kishin e nuk kishin sa duhet prova për okupatorin. Si duket te shqiptarët nuk është i zgjedhur një dimension psikologjik, i cili vetëm kur e provon vet, e di peshën e barrës, ndërsa për të tjerët nuk formon paradispozita të mjaftueshme për peshën e realitetit. Në kohën e sundimit otoman, popullsia serbe në Kosovë e në rajonin e Sanxhakut të Nishit që ishte pakkë, më tepër e fliste gjuhën shqipe se sa atë amtare. Këtë gjest nuk e bënte nga dashuria që e kultivonte ndaj kësaj gjuhe, por nga mbështetja që e gjenin te shqiptarët. Në përgjithësi ishin të nënshtruar, dy popuj qëjetonin në një truall, por që kishin pushtues të përbashkët. Së këndejmi, nuk kishin konflikte të theksuara dhe, natyrisht së bashku e ëndërronin lirinë. Ky ishte shkaku që këta nuk kishin hyrë thellë në djallëzitë e këtij fqinji të "qetë" e të "urtë". Vitet dhe shekujt e kishin bërë të vetën. Mesjeta tashmë ishte harruar. Pushteti shtypës i asaj kohe ishte shënuar në analet historike, por këlë nuk e dinin shqiptarët e shumë gjeneratave të mëvonshme. Një popull analfabet, megjithatë, me dinjitet e ruan mëvetësinë, traditën, anipse më tepër nëpërmjet gojëdhënave, kultivimit të folklorit dhe të kulturës së lashtë.

Realisht ishin të njohtuar nga vëllezërit e tyre të dëbuar nga Toplica, Kosanica e Pusta Reka, përkatësisht nga tërë Sanxhaku i Nishit. Dosido, kjo kishte krijuar rrënqethje, keqardhje, indinjatë, ndonëse nuk ishte barazi me përjetimin e drejtpër-drejtë. Është karakteristike edhe vonesa e for-mësimit të ndjenjës kombëtare. Do të ishte iluzore lë thuhet se shqiptarët atëbotë ishin të formësuar kombëtarisht. Ky dimension edhe sot e kësaj dite dukshëm është problematik, Në mënyrë spontane, por edhe nga rutina e krijuar kishin bindje se guri nuk duhet të luhet nga vendi, sepse pastaj atë e rrokullisë kush e kah të dojë. Prandaj, dhuna dhe lerrori serb ishte i qartë, mirëpo gjithësesi duhet t'i bëhet ballë, ngase çëshlja më madhore është mosikja nga atdheu.

Për ardhacakët (muhaxherët) ishte diç inë spe-cifike, më dramatike. Për vetëm 35 vjet të intervalit kohor ngjanë tronditja e dytë, okupimi i sërishëm. Pjesa dërrmuese e popullsisë ende e mbanin të freskët krajatën e pashembullt, të pastrimit (ë plotë etnik të trqjeve të tyre; mbanin mend si e kane lënë pronësinë dhe pasurinë e vet, si iu kanë mbetur foshnjet në rrugë e s'kanë pasur si t'i mbrqjnë, sijanë shlyer nga harta e të parëve të tyre. Dhe, ja njeriu duhet tërropatet të jetojë, të ndërtojë kuhn të ri. Mirëpo, në këtë nismë, ende të pa mbyllur nga plagët e dhembjes, si uragan paraqitet i njëjti përbindësh. Faktikisht, duke i ditur masakrat dhe logjikën e shtazes më të egër, pjesëtarët e muhaxherisë kishin shumë gjëra të qarta, më shqetësuese. Hordhitë pushtuese nuk ndanin popullsinë shqiptare, por në të gjithë, si në një ushtronin gjenocid, terrorizëm dhe shtypje marra-mendëse. Rrezistenca ishte pothuaj e shterrur, e pafuqishme. Ata që kishin dalë nëpër male bënë aq sa mundën rrezistencë. Disa vriten, disa të tjerë nuk kanë kah t'ia mbajnë. Nga alternativat e mangëta duhet të zgjedhin ndonjërën nga më të arsyeshmet, sipas bindjes së tyre.

Në këtë konglomerat të problemeve dikush e zgjedh udhën e mërgimit. Grupi i shqiptarëve që ishte më i dëmtuar, i dhunuar dhe i nënçmuar që në raundin e parë, tashmë në raundin e dytë, me rastin e ballafaqimit me pushtetin e mëparshëm, me oku-patorin e njëjtë, i cili dje i kishte dëbuar me dhunë, reprezalie të nduarnduarshme, kishte vështirësi ta bind veten se mund të jetohet nën këto kthetra. Dhe, si një prej fatkeqësive më ngushlluese, zgjedhet ikja e përgjithmonshme nga vatrat e ngrohta shqiptare. Marrëdhëniet e tilla mund të mirren si pretekst real për të marrë vendim për emigrim masiv në vende të huaja. Pushtetmbajtësit serbomalazez ishin të përgatitur heret për shtypjen e shqiptarit si li-monin. Masat fizike, psikologjike dhe shfarosëse iu shërbenin pushtuesve si armë efikase për ta bindur këtë popull se nuk duhet të jetojë në këto kushte, sepse nuk mund të kenë kurrëfarë ekzistence, as minimale. Në këtë mënyrë, në rreshtin e parë gjen-den ata që janë me vajë në buzë dhe nuk hezitqjnë shumë e të vendosin për fatin e tyre. Është plotësisht e kuptueshme se shteti serb kombinon metoda nga më të ndryshmet. Te shtresa e palëkundshme, e lidhur me truallin dhe vatrën e të parëve, përdorë represione specifike, deri në shfarosje fizike, sa për t'i trembur ata dhe të tjerët se këtu nuk mund të kenë jetesë. Shtresën tjetër, që ishte neutrale e dhënë më pak ndaj kauzës atdhedashëse, tentonte ta përvetësojë në njëfarë mënyre tjetër. Nëse nuk ia arrinin, në kohë të caktuar sikur nuk iu bënin keq dhe i ndihmonin, me qëllim që t'i bindin se nuk kanë armiqësi kundrejt tyre. Sjelljet në fjalë reflektohen në "ndihmat e dhëna" për të rregulluar dokumen-tacionin, për të gjetur lidhje me ndonjë autoritet, për t'iu gjetur kanalet për dhënie të mitos. Të gjitha këto përkojnë me ndihmën për shpërngulje. Është e çuditshme, por reale se udhën e mërgimit të parët e marrin pikërisht shtresa që kishte një lloj lojaliteti, kishte ndonjë miqësi me fqinjët, me autoritetet serbe.

Kësisoj, çelës për hapjen e dyerve për Turqi e gjetkë s'është asgjë tjetër, përveç dhunës, platformës së gjenocidit dhe politikës së definuar për shfarosjen e shqiptarëve. Pushtuesi sllav krijon parakushtet për hapjen e rrugës për në Turqi, një rrugë të gjatë e të përsëritshme, që zgjatë një shekull, deri tash. Pas ngopjes së Anadollit hapen rrugë të tjera për në Evropë dhe në kontinentet tjera. Tragjika e shpërnguljes rrjedh, rrjedh dhe, fatkeqësisht, vetëm rrjedh.

Trung i Trashë, i lashtë, me rrënje të thalla, por...
(Foto: H.Reka)

3.SHQIPTARËT NËPËR VILAJETET E TURQISË

 

Po kndoj kangën, o mërgimtarë,
Po kndoj kangën, o për shtegtarë,
Po kndoj kangën, o shok't e mi,
Qi po tresin, o nji nga nji.

 
Popullore


Fillimisht elementi shqiptar, përveç rasteve të mëhershme, vendoset në Azinë e Vogël, pas kryerjës së shërbimit ushtarak, për shkak të martesave më vendëse, pas shkollimit në ato qendra të atëhershme, ose për shkak të ushtrimit të funksioneve të ndry-shme. Ajo derë mësyhet dukshëm veçmas në vitet 1877-78, pas dëbimit me dhunë të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit. Luftërat Ballkanike hapin kaptinë të re, kanal që kohë të gjatë i ndjellë për në Turqi. Për t'u përcaktuar në rrugën e pakthim, nuk është vetëm spontaniteti dhe pamundësia për t'i bërë ballë regjimit gjakpirës, porse një gjë të tillë e vërejtën dijetarë të ndryshëm, siç është Gjergj Fishta (Shih: Revista "Përparimi", 3-4/1991). Skënder Rizaj lidhur me këte thot: "Ndonëse pozita e shqiptarëve sikurse edhe e popujve të tjerë, sidomos nga shekulli XVII e këtej, në kuadrin e Perandorisë Osmane, sa vinte keqësohej, megjithate, shqiptarët në kuadrin e Perandorisë Osmane, ishin në gjendje më të lak-mueshme sesa nën sundimin e mëvonshëm serbomalazez (pas vitit 1912). Përveç kësaj, në kuadrin e Perandorisë Osmane shqiptarët ishin në kompaktësi dhe pushtetmbajtës, kurse në kuadrin e Serbisë dhe të Malit të Zi, e më vonë të Jugosllavisë shqiptarët ishin (janë) të shkapërderdhur dhe pa kurrfarë të drejte politike" (Giusepe Catapano, Nermin Vlora-Falaschi, Skender Rizaj, Shqiptarët - popull i ndarë - The albani-ans - a davided nation, libri I, Pejë, 1996, fq. 184, 185).

Pra, nuk është fjala për errësirën e mendjes së një pjese të madhe të popullsisë shqiptare, por zul-lumi dhe presioni është dimension tjetër dhe vendimtar. Ata që ishin të kafshuar nga shlliga e mëhershme, e kishin vështirë t'i nënshtrohen përsëri këtij helmi kaq të rëndë. Dhe, si rezultantë e gjendjes së papresedencë, mbetet vetëm një rrugë e hapur, një rrugë e pa dëshiruar, e pa shtegdalje tjetër. Shkuarja në gjirin e pushtuesit pesë shekullor dhe gjetja strehim nën sqetullën e tij, dikur të urryer dhe të shkatërruar edhe nga ky element, i cili tashmë detyrohet ta dojë, paraqet një lloj diskursi të veçantë. Hapi i marrë është për analizë gjithëfarëshe, si nga aspekti sociologjik, poashtu edhe nga ai psikologjik. Padyshim, sublimimi i parametrave real, është mjaft i mjegulluar, i vështirë të ndriçohet si duhet. Megjithatë, nuk është çështje që nuk mund të trajto-het, bile me përmasa të argumentuara dhe objektive. Lidhur me këtë, ekziston aksioma e pa ndryshuar: se vepër madhore, e pa zëvendësuar me asgjë tjetër, është ruajtja e kombit, e atdheut. Në këtë spektër fshihen shumë parakushte dhe kushte, shumë fakte relevante. Sidoqoftë, shqiptarët nuk janë të pafa-jshëm. Edhepse në një mënyrë mund të arsyetohen për psikologjinë e robit, të cilën nuk kanë qenë në gjendje të mos e parapëlqejnë dhe përqafojnë, si pasojë e robërisë shumëshekullore, mirëpo në ketë kreaturë, ky komb në vete përmban diç specifike, në të cilën nuk flen arsyetimi i plotë. Këtë specifikë nuk e kanë të gjithë popujt tjerë. Falë lashtësisë, kulturës së moçme, rrënjës së thellë, begatisë materiale e shpirtërore, nuk u zhduk tërësisht.

Tkurrja, zvogëlimi i tij në numër e në territor është një dëshmi tragjike, se si shkrihet, sakatoset populli i gjerë, por që gjendet në shënjestër të gllabruesve, të fqinjëve që gjithmonë qenë armiq, edhe atëherë kur u shtirën si miq. Përkundër kësaj rrethane fatkeqe, vitaliteti shqiptar flet qartë për mbijetesën e mundshme, të sfidimit titanik të situatave plotësisht shfarosëse. Nga kjo prizmë mund të thellohet problemi dhe të paraqiten një mori pyetjesh konkrete, siç janë: çfarë funksioni të njëkahshëm kanë sfidimi e fundosja; rrezistenca dhe tkurrja; shërbimi dhe fama në llogari të të tjerëve dhe ikja nga ajo që është vendimtare, më shumë se e shenjtë etj. etj. Në këtë rast përgjigjete sakta marrin primesa shqetësimi, ndërlikohen në defmimin e rezultateve dhe të konstatimeve objektive.

Nuk mund t'i iket të së vërtetës, që përkon me faktin se ky popull forraësimin e dimensionit të kombit e ka të vonuar, të mjegulluar, ose pjesërisht të padefinuar kurrë e si duhet. Në këtë rast nuk është tema e thellimit të eseut në realitetin e hidhur, çka si parësore paraqitet dështimi i të madhërishmës, të asaj që quhet ekzistenciale, e pa humbur tërësisht, e që sot e kësaj dite nuk ekziston vetëdija e plotë për ruajtjen e trungut dhe të kurorës së tij, pa ia prerë, këputur dita më ditë nga një degë.

Fillimi i këtij shekulli shënon laryshinë, si në aspektin e të arriturave, ashtu edhe në aspektin e humbjeve. I pamohueshëm është rezultati i formimit të një shteti shqiptar, anipse të sakatosur dhe të gjymtuar, me toka e njerëz, të lërë jashtë gjiut të vet me asimetri labile, e cila do të krijojë pasqja deri në rindërtimin e saj përfundimtar. Mund të thuhet se me këtë u arritën dy çështje përnjëherë:

  1. Shënimi në hartë i një shteti të ri, i cili është shumë i rëndësishëm për shqiptarët edhe kështu siç është, ndërsa shumë i padëshirueshëm për fqinjtë e paskrupulltë dhe,
  2. Identifikimi i kombit, që për shkak të rretha-nave është i vonuar, por askush, me përjashtim të kuazishkencës sllavo-greke, këtë fakt nuk mund të mohojë, as në periudhat më të hershme të aktivitetit.

Kurorëzimi i mangët i suksesit gjithmonë përcil-let me mangësi. Lidhja Shqiptare e Prizrenit veçsa u konfirmua, se me gjithë kundërshtimet e fqinjëve fana-tik e gllabërues, të Fuqive të Mëdha, për shkak të interesave të ndërlidhura me Ballkanin e më gjerë, nuk mund të shuhet tërësisht, ndonëse nga të Katër Vila-jetet Shqiptare që ishin nën administrimin osman, në shtetin e ri përfshihen më pak se një e treta e tyre. Rëndësia e shtetit shqiptar është e padiskutueshme për shqiptarët, siç është e vërteta tjetër se, shkelja flagrante e të drejtës shqiptare do të ketë pasoja të pandërprera, deri në zgjedhjen e plotë të problemit.

Pikërisht nga kjo sakatosje, me të cilën që në start pushtuesve sllav dhe grek iu jepet mundësia që shqiptarët t'i dëbojnë me dhunë nga trojet e veta, do të lindin problemet e mëpastajme. Është çështje mul-tidisiplinare thellimi i vështrimit rreth mentalitetit të popujve që ikin nga vatrat stërgjyshore. Kjo më së shumti konsiston me dimensionet politike, të një poli-tike të padrejtë e asimiluese, gjë që populli sado i vetëdijshëm të jetë, udhërrëfyes i vetes, nuk e ka lehtë të flakë politikën e përbindëshit. Regjimi okupues veçse rrënon, dezorienton dhe shkel mbi të gjithë, në këtë rast mbi shqiptarët, që nuk janë të sojit të tij. Prandaj, ndër format ekzistenciale zgjedhet riatdhesimi në Turqi. Do të ishte më pak fatale po të fillohej kjo kaptinë dhe të përmbyllet paksa më shpejtë. Realisht, kjo kaptinë jo vetëm që nuk u përmbyll, por mbeti gjithnjë e më e zgjeruar. Kështu, për në Turqi, nga Kosova dhe viset tjera shqiptare jashtë Shqipërisë shpërnguljet fillojnë me hov të veçantë në vitet 1912-1913-1914, për të vazhduar pas Luftës së Parë Botërore, në vitet e njëzeta dhe për t'u intensifikuar në vitet e tridhjeta, sidomos pas nënshkrimit të kontratës në mes Turqisë dhe Jugosllavisë së Versajit, në vitin 1938. Me ketë marrëveshje famëkeqe parashihet shpërngulja e më se 400 mijë frymëve shqiptare, do të thot pothuaj tërësisht elementi shqiptar.

Ç'është edhe më keq, ate që pengoi Lufta e Dytë Botërore, realizohet pas saj, në kohën e regjimit socialist, kur nga Beogradi trumpetohej politikë e rreme, si gjithnjë më parë, por me petk të ri. Mar-rëveshja e quajtur xhentëlmene e arritur në mes Titos dhe autoriteteve turke në vidn 1953, e zgjeron edhe më tepër kanalin tragjik të udhëtimeve të pak-thim për në Turqi. Kësisoji, tërë shekulli XX, përkundër një rrezatimi të pjesërishëm, me një shtet të vogël, por që e simbolizon të vërtetën për ekzistencën e pamohueshme të popullit shqiptar, skenat tjera të errëta e tejkalojnë çfarëdo baraspeshe.

Meqë fjala është për vetëm një rajon, ku shqip-tarët e gjejnë folenë e riatdhesimit, është e arsyeshme më tepër përqëndrimi të bëhet në te, ndonëse paraqet mangësi, ngase madhësia e masivit të ekzodit dhe vendosja nëpër territore është i madh. Nëpër etapat e përmendura kohore në Turqi krijohen enklava tipike me shqiptarë, të cilët në kuptimin e përgjithësuar mund të thuhet se janë të shtrirë anekënd Turqisë së sotme. Nga të dhënat që mund të verifikohen nëpërmjet burimeve të ndryshme, masë e madhe e shqiptarëve të riatdhesuar janë të shtrirë në Vilajete të shumta të Turqisë. Ndër këto Vilajete mund të veçohen: Adapazari, Stambolli, Brusa, Eskishehir, Kytahia, Manisa, Izmiri, Ajden, Adana, Ankara, Tokat, Samsun, Elazey, Edrene e tjerë.

Shqiptarë të Kosovës të dëbuar me dhunë nga trojet e tyre
prej pushtuesve serbë në vitin 1912

Duke e vënë në peshojë dispersionin (shpërn-darjen) e shqiptarëve nëpër viset e Turqisë, mund të arrihet te përfundimi se politika lidhur me pranimin e shqiptarëve ka qenë e dispersuar. Sa herë janë hapur dyert për këtë etni, gjërat, krieteret për ven-dosjen e tyre kanë qenë me kohë të defmuara. Sipas të dhënave që fitohen nga bashkëbiseduesit (të cilët nuk kanë pretendime analitike) edhe nga burimet tjera mësohet se politika turke për shqiptarët ishte e trefishtë. Së pari, shqiptarëve iu mundësohej vend-banimi nëpër shkretëtirat, gjysëmshkretëtirat, përkatësisht nëpër vendet e largëta kufitare, në pjesët e lindjes e të perëndimit, ku do tëjenë element.

Përveç në Vilajetet e shënuara pothuajse në të gjitha viset tjera
të Turqisë ka popullsi me origjinë shqiptare

i qëndresës dhe i mbrojtjes së kufijve. Meqë në ato mjedise kushtet ishin të disfavorshme për jetesë, vendosja bëhej pa kurrfarë pagese, gratis. Së dyti, shqiptarët kishin mundësi të gjejnë fole edhe nëpër kryeqendra të shquara, siç është Stambolli, Izmiri etj., me rrethina të përafërta, porse për këte ishin të detyruar ta blejnë pasurinë e patundshme. Familja e Brahim Ismajlit (atëherë Amitoviq) nga Koliqi (komuna e Prishtinës) në vitin 1925 shpërngulen dhe vendosen Turgutli (në afërsi të Izmirit). Duke mos qenë të kënaqur pas gjashtë muajsh kthehen prapa (shih: pasaportin dhe fotografinë e familjes). Së treti, në pjesën Evropiane të Turqisë, nuk ekzistonte disponimi i autoriteteve turke për formimin e enklavave të gjera me elementin shqiptar. Mbase një qëndrim i tillë mund të arsyetohej me faktin se shqiptarët duhet të jenë sa më larg nga atdheu i tyre i mëparshëm, për të pasur kontaket më të rralla dhe influencim të paktë, ose fare të pashënuar.

Për secilin përcaktim ka argumente të shumta. Bie fjala, Sylejman Lladovci me të dy vëllezërit në vitin 1925 shpërngulen në Keshan (pjesë evropiane e Turqisë në kufi me Greqinë). Të tre vëllezërit ishin të martuar dhe kishin fëmijë. Këta i shpërndajnë nëpër fshatra të ndryshme, meqë sipas dispozitave nuk lejoheshin më shumë se dy familje shqiptare në vendosen në një vendbanim (fshat).

Për të hyrë në realitetin e këtyre territoreve lypset mund dhe kohë e konsiderueshme. Është simptoma-tike se për ketë element dihet pak. Më tepër ekzistojnë përfolje orale, se sa ndonjë realitet i argumentuar. Autori i këtij shkrimi mund të thellohet më tepër në Vilajetin e Samsunit, duke e veçuar kazanë (komunën) e Bafrës, një çerdhe të vërtetë me shqiptarë.

4. VILAJETI I SAMSUNIT E MBANË GJALLË SHQIPEN

  "Pra, mallkue njai bir shqyptari,
Qi ketë gjuhë të Perendis,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s'ia lën ai fmis,
Edhe atij i u thaftë, po, goja,
Qi e përbuzë ketë gjuhë hyjnore;
Qi n'gjuhë t'huej, ku'r s'asht nevoja,
Flet e t'veten lën mbas dore".
 
Gjergj Fishta

Qasja japoneze se koha nuk duhet të kalohet kot dhe për këtë më parë duhet të planifikohet çka të vështrohet në mjedisin e caktuar, çka të venerohet, të nënvizohet dhe në ç'mënyrë të bëhet përceptimi, ndihmon shumë në angazhimin e mirëfilltë të njerëzve. Nga kjo thënie imponohet përcaktimi që në ndonjë udhëtim të gjatë të kihet kujdes se çka të gjurmohet, me qëllim të trajdmit të segmenteve që janë në interes më të gjerë.

Të marrësh udhën për në tokat anadollake, do të thotë të kalosh në një hapësirë të largët, të panjo-hur dhe herë herë ekzotike. Po të udhëtohet pa ndonjë pikësynim, pa dyshim, të kaplon lodhja dhe monotonia, sepse si çdokund edhe këtu mund të hasësh në lartësira dhe rrafshira, male të rrëpinjtë, fusha e ara, lumenj e shkëmbinj, si dhe në gjel-bërime, që përbëjnë peizazhe, të thot mendja, të pafundme. Mirëpo, koncepti i përpunuar që në start, thadrimi në kokë i qëllimit të caktuar, mundësojnë rrugëtim më të rehatshëm, pak më të lehtë, prej nga lindin përfytyrime e imagjinata nga më të ndryshmet. Kureshtja shtohet edhe më tepër kur e di se shkelë në tokën, ku bashkëkombasit e dikurshëm aty janë të riatdhesuar, ku sado e zvetnuar, nuk është e zhdukur tërësisht rrënja e trungut të përbashkët.

Në udhëtimin e rëndomtë, pothuaj nuk vëren asgjë të jashtëzakonshme. Shteti turk, megjithatë, lë mbresa të pashlyeshme, sepse nga të sillesh vërehet gjallëri, ndërtim, me fjalë tjera një distancë e dukshme kundrejt kohës së mëparshme. Natyrisht, preokupimi për t'u takuar më atë që e dëshiron, është i ndieshëm, ndonëse nuk sjell befasira para dhe posa të arrihet te caku i paraparë. Bredhjet më të shumta mund të ndërrojnë planin, kahen, edhepse bezdisjet janë të përfshira në hapësirë të kufizuar, të quajtur arenë e shpërndarjes së gjerë të elementit të përbashkët, tashmë të ndarë, të ndarë edhe gjeo-grafikisht edhe kombëtarisht, si dhe në çdo aspekt tjetër.

Kur udhëtohet drejt objektivit të synuar, çfarëdo rrugëtimi, sado i gjatë dhe i mundimshëm, nuk është i parealizueshëm. Për në Samsun, një lima i largët, që çdo herë fërkohet me ujë jo aq të njelmët dhe të vakët të Detit të Zi, kalohet rrugë relativisht e gjatë. Për të arritur në Samsun, në qytetin modern dhe në limanin me renome ndërkombëtare, duhet të kalohet një rrugë, përafërsisht aq sa është gjatësia e rrugës nga Prishtina deri në Stamboll, d.m.th. vetëm nëpër Turqi kalohet një rrugëtim prej afro 1000 kilometra.

Samsuni është kryeqendër e Vilajetit omonim. Shtrihet në një rrafshirë absolute, në brigjet e Detit të Zi, ku puhia e detit çdo ditë i ledhaton fytyrat e njerëzve, të banorëve të përhershëm, të turistëve dhe të kalimtarëve të rastit. Qyteti ka më se 400 mijë banorë dhe gjithësesi e ka edhe historikun që flet për lashtësinë e theksuar. Është qendër universitare. Objektet e fakulteteve gjenden në një kodrinë paksa më të lartë, në rrugën për në Bafra (në të majtë) dhe thuasje qytetit në çdo kohë i rrëfejnë se dituria është mbi të gjitha. Në aspektin administrativ përbëhet nga kazatë (komunat), siç është ajo e Samsunit, e Tekekojyt, e Bafrës, e Allaçamit, e Sinopit, e Gezles, e Merzifunit, e 19 Mays, e Kavak, e Havza, e Vezirkoprü etj.

Me rëndësi të veçantë është prania e dukshme e elementit shqiptar nëpër shumë vendbanime të këtij Vilajeti. Prania e shqiptarëve është dominuese në kazanë e Bafrës, madje për nga numri dhe dendësia radhiten Samsuni, Merzifuni, Tekekojy, Allaçami, Sinopi e tjerë. Në këtërrafshirë bregdetare të begatë me kodra jo aq të rrëpinjëta, një pjesë e dukshme e popullit shqiptarë e gjeti atdheun e dytë. Natyrisht, gjendja e tashme zhvillimore nuk mund të krahasohet me asnjë periudhë tjetër.

Samsuni, kryeqendra e Vilajetit, si një forcë magnetike i gëlltiti shqiptarët, ishte qytezë, të cilën më tepër e njihnin marinarët e Turqisë dhe të vendeve të tjera. Së bashku me marinarët i pranonte dhe i përcillte edhe udhëtarët e ndryshëm.

Në kuvlinë e vet kishte bujtina të mjaftueshme, por për ata që mendonin të jetojnë më gjatë, u preferohej rrethina e Samsunit, e gjerë dhe e gjatë, ku do të mund të vendoseshin ardhacakët. Me kalimin e kohës Samsuni modernizohet dhe e fiton famën e limanit modern me përmasa ndërkombëtare dhe, njëkohësisht, qyteti zgjerohet, moderohet në mbështetje me standardet bashkëkohore.

Përmendorja e Ataturkut në qendër të Samsunit

Ky qytet bëhet edhe më i njohur dhe në tërë Turqinë jehon kumbueshëm, sepse në rrethinën e tij fillojnë luftërat e organizuara e të sukseshme të ekspeditave të Mustafa Kemal - Ataturkut. Më saktësisht: luftën e ka filluar në mes të Samsunit dhe të Bafrës, në vendin e quajtur Balixhe, i cili tash e mban emrin 19 Mays (në saje të përkujtimit të datës së fillimit të luftës; tash është komunë).

Prandaj, më vonë, shqiptarët ardhacak, siç ishte edhe ai vet (M. Kemal), e vazhdojnë traditën, duke luftuar kundër elementit jo turk dhe që nga ajo kohë prestigji ka mbetur i ruajtur për shqiptarët, arnautët. Në këtë pikëpamje, kush e vëren pozitën sociale dhe politike të shqiptarëve, mund të vejë në pah se arnautët - siç quhen në gjuhën turke, nukjanë aspak qytetarë inferiorë. Përkundrazi, në jetën e përditshme, në sjellje, në stilin e jetës, dominojnë dhe janë qytetarë të respektuar.

Shqiptarët gjatë tërë historisë i shërbyen me besnikëri të tjerëve, pra, jo vetëm Perandorisë Osmane (më vonë Mustafë Kemal Ataturku bëhet themelues i Turqisë moderne), por edhe në Perandorinë Romake dhe Bizantine, në të gjitha perandoritë, të cilave iu dhanë perandorë, kryevezirë e sadriazema. Pa u thelluar në këtë çështje, shqiptarët çdokund që gjenden në këtë shtet, konsiderohen si njerëz të Vendosur, të mençur, trima, të besës e fjalës dhe, para së gjithash, për mënyrën e avancuar të jetesës. Zatën, një mënyrë e tillë kushtëzohet edhe me krijimin e paradispozitës për të siguruar ekzistencë dhe mirëqenie të dukshme.

Në pikëpamje ekonomike, po ashtu, nuk kanë pozitë inferiore. Në pjesën dërrmuese të vendbanimeve të banuara me shqiptarë në rrethin e Samsunit, ata bëjnë pjesë në ambientet, pothuaj, më të zgjedhura. Kjo gjendje nuk është privilegje e qeverive dhe pushtetmbajtësve të kohëve të caktuara, por më tepër është rezultantë e syçeltësisë së vet shqiptarëve, të cilët kishin prirje të ikin nga vendbanimet e pavolitshme dhe të grumbullohen, të krijojnë enklava nëpër mjediset ku mund të jetohet më mirë. Krijimi i enklavave nuk ka të bëjë vetëm elementin ekonomik, por edhe me ndjenjën spontane që të ruhet gjuha dhe tradita nga kanë ardhur.

Nëpërmjet bisedave të shumta me vendësit mund të dëgjohet jo një herë e dhëna se mik pas miku, në bazë të njohurive, ose së pakut vetëm që janë shqiptarë, janë përcaktuar të jetojnë në ambiente mundësisht sa më të përafërta.

Kësisoji, Samsuni në gjiun e vet e mbanë një numër të dukshëm të pjesëtarëve të kombësisë shqiptare, të cilët përveç nëpër qytete, në masën më të madhe janë të vendosur nëpër vendbanime të tjera, në veçanti në komunën e Bafrës, e cila, vërtetë, edhe sot e kësaj dite gumëzhin shqip, mbanë lidhje të pandërprera me atdheun e të parëve, apo të mëparshëm (memleqetin siç e quajnë vetë vendësit). Megjithatë, kushtet dhe rrethanat në të cilat veprojnë, sipas ligjshmërive të natyrës, edhe në ta depërton dalëngadalë diç e re, element ky që dikur me intensitet më të madh zmbrapsej, ndërsa koha e bën të vetën; gjeneratat dallgëzohen në bashkëkohësi dhe kështu, në këtë oazë, pas një kohe relativisht të shkurtër veçse do të mund të flitet për origjinën, për të parët, për traditat dhe disa kryeparë, të cilët pikërisht në këtë rrethinë krijuan emër të pashlyeshëm.

Samsuni me rrethinë, ndonëse me zvetnime të theksuara, nëpër disa vendbanime të tij, pra, jo vetëm në komunën e Bafrës, e ruan gjallë shqipen,frymon shqip. Tekekojy, Merzifuni, Allaçami, Sinopi (pika më veriore që puçet në Detin e Zi, ku në qytet mund të hyhet vetëm me një udhë të vetme, ngase është i rrethuar nga të tri anët me ujë), në ,gjiun e tyre kanë numër më të pakët të shqiptarëve, ku varësisht nga masivi i pjesëtarëve ruhet, apo nuk ruhet tradita dhe gjuha shqipe. Në ato mjedise, lagje, ku më tepër janë koncentruar shqiptarët, edhe gjuha Shqipe është më e kumbueshme, sikurse ajo që ndodhë në të kundërtën, në rastet e tjera, ku numri më i pakët i shqiptarëve nuk janë në gjendje t'i bëjnë rezistencë ruajtjes së gjuhës dhe zakoneve të mëparshme.

Dosido, këtu mund të gjesh elementin e gjallë të gjuhës shqipe, e cila dita më ditë është duke u fundosur, zhdukur. Gjëra plotësisht të ngjashme e të theksuara gjen edhe në mjedise tjera, por që, me qëllim të kuptimit, kudo që janë, është obligim të gjurmohen dhe të vehen në spikamë karakteristikat e tyre në ambient të ri, ose së pakut të shërbejnë si shembull edhe për të tjerët, edhe për ata që sot, të cilët gati si të shfrenuar ia kanë mësyer dyerve të Evropës dhe epilogun sikur nuk dëshirojnë ta parashikojnë. Turqia, me enklava të shumta me shqiptarë, ndër to edhe Samsuni, duhet të shërbejë si shembull tipik, për të mësuar se peshku i madh e gëlltitë të voglin, se kultura më e avancuar e absorbon kulturën më të limituar, më të kufizuar, se lakmia për ambientin e ri, me kalimin e kohës të përvetëson, të zhveshë nga çdo gjë që është e jotja, të vë në trekëndshin e vetëvarjes.

Dokument me të cilin shpërnguleshin shqiptarët (viti 1925 ).
Ësthë i prindërve dhe i xhaxhallarëve të prof. dr. Hilmi Ismailit,
i cili e kishte ruajtur sot e kesaj dite.

5. BAFRA- OAZË VËRTETË E SHQIPTARËVE

  "Kengë e vargje thurin pë'r Kosovën,
Mua fati ende s'po më ndrit;
S'di ku endet trupi im me kokën,
trupi im i mbetur invalid."
 
Dritëro Agolli

Me të arritur në Samsun, në rrugën e kthyer veriperëndim, shkohet në një gadishull të vogël, ku gjendet qyteti Bafra. Është ky një qytet i lashtë, që fillohet me një xhami, e quajtur Kizinxhami (xhamia e vashës), pasi që atë e kishte ndërtuar një vajzë e re. Megjithatë, lashtësia e qytetit është shumë më e largët, para se të ndërtohet ky objekt fetar.

Me rrugë dhe rrugica, me lagje deri diku i ngjanë qyteteve bregdetare, edhe pse në brendi të siujdhesës shtrihet larg detit nja 10-15 kilometra. Aktualisht ka nja 100 mijë banorë dhe në përgjithësi, në tërë madhësinë e tij, ka pamje të bukur. Në veri dhe në perëndim shtrihen fusha të gjera, të përbëra nga toka shumë e rrafshtë, sa për të mos e hetuar kah ecën ujët dhe kjo hapësirë përfundon me moçale të gjera, që nga deti ndahen me nga një rrip të ngushtë, sa për një udhë të gjerë ose për ndonjë vendbanim që sapo ka filluar të ndërtohet viteve të fundit. Në verilindje shtrihen kodrat më të larta.

Bafra është një prej kryeqendrave të rrethit (Vilajetit) të Samsunit. Territori i komunës është i rrethuar me Detin e Zi, madje me komunat 19 Mays, Samsunin, Kavak, Havza, Vezirkoprii dhe Allaçam. Është e njohur me dy karakteristika, që veçohen nga shumë komuna (kaza) të Turqisë. Së pari, Bafra me rrethinën e begat-shme dhe relativisht të gjerë është një prej hambarëve të Turqisë, prej nga shumë vise furnizohen me perime dhe drithëra të bardhë dhe me bimë industriale. Prej këtu fitohet duhan cilësor dhe për këtë shkak ekzistojnë disa fabrika të vogla për përpunimin e duhanit, të cilat qoftë këtu apo ngjeti janë të drejtuara nga kjo fushë. Orizi mbillet në komplekse të gjera dhejep rendiment dhe cilësi të lartë. Bostani dhe duhani janë produkte të njohura, prandaj, pikërisht në qendër të Bafrës janë vënë simbolet e shalqinit dhe të duhanit, me çka veço het begatia e Bafrës.

Në këtë qytet, që nga muaji korrik e deri në muajin mars të vitit që vjen, bëhet qarkullim i pandërprerë, këmbim i mallit për tregun e gjerë të Turqisë. Shitja realizohet kryesisht me shumicë. Tregtarët grosistë vijnë në qytet dhe aty në tregun e përmbushur plot me perime të llojllojshme furnizohen, për t'i shpërndarë më tutje për blerësit, konsumatorët e panjohur.
Toka e Bafrës kryesisht është argjilore, e mbetur nga pyjet si të pashkelura, të cilat nga popullata e këtushme janë çelur dhe më pastaj janë shndërruar në ara, në të cilat vilen dy bereqete. Pjesët moçalike që kanë mbetnr edhe sot e kësaj dite dhe me gjuhën memece flasin për faktin se ky rajon ishte i përmbushur me male, shavarinë, moçale dhe mushkonja, të cilat edhe aktualisht dukshëm janë të pranishme.

Karakteristikë e dytë e Bafrës me rrethinë është prania mjaft e theksuar e elementit shqiptar. Këtu gjendet një koncentrim me muhaxherët shqiptarë,të cilët si rrallëkund tjetër, në ndonjë vilajet tjetër, janë të dispersuar në 25 (njëzet e pesë) vendbanime. Pra, në Bafra dhe rrethinën e saj janë të njohura 25 vendbanime ku banojnë shqiptarët.

Vendbanimet ku jetojnë shqiptarëtjanë: Bafra (qyteti dhe kryeqendra komunale), madje fshatrat: Karpus këjy (katundi i bostanit, i cili më parë quhej Herc), Karenxhak (Karincak), Kushukëjy (Ko-sukoyu), Ballkallar (Baliklarkoyu), Osmanbëjlekëjy (Osmanbeylikoyu), Yçponarkëjy (Uçpinarkoyu), Sarikëjy (Sari Cevnekoy), Jeshiljazikëjy (Jesiljazi koyu), Donaxhekëjy (Doganca koyu), Lengerlekëjy (Lengerle koyu), Turbe köy (Tyrbe koyu), Domuzagikëjy (Do-maugi koyu), Allëllarkëjy (Agillar koyu), Shenrënkëjy (Seharen koyu), Azaykëjy (Azay), Eldavutkëjy (Elada-vut koyu), Gëkçësikëjy (Gokçesu koyu), Akteklu këjy (Aktekhuç koyu), Elifli këjy (Elifli koyu), Evrenusagi këjy (Everenuçagi koyu), Jakintashkëjy (Yaktinas koyu), Tashkëprikëjy (Taskopru koyu), Koshikëjy (Kosukoy), Ullagkëjy (Uluagacovkoyu).

Harta e Bafrës: Vendbanimet e nënvizuara
tregojnë praninë e shqiptarëve

Ndër këto vendbanime, fshatra të banuara kryesisht me shqiptarë, përkatësisht pastër vetëm me shqiptarë janë: Domuzagikoyu, Osmanbeylikoyu, Ballkëllarkoy e tjerë. Karpuskoyu, si dhe disa të tjerë janë të banuar kryesisht me shqiptarë, përkatësisht më numër të konsiderueshëm të tyre.

Bafra me rrethinë është vetëm një pjesë e vogël në krahasim me atarin e përgjithshëm turk, ku shqiptarët janë të vendosur dhe frymojnë. Nëpër Turqi ka plot vendbanime (lagje të tëra nëpër qytete të mëdha, fshatra), me popullsi homogjene me prejardhje shqiptare. Në bisedat e rëndomta përmenden fshatra të "arnautëve" të shtrira anekënd Turqisë. Vihet në spikamë qyteti Gjejlan (Adana), i banuar vetëm me shqiptarë, fshati Naxharli, Jenixhe dhe Osmanoll (të dyja në komunën e Merzifunit). Atje larg në Lindje është i njohur fshati (katundi) Kapoaz, i banuar plotësisht me shqiptarë, në Elasy (te kurdët), po ashtu jetojnë shqiptarët, në kufi me Sirinë gjendet Kylisi, në të cilin ka Mollakë, Prebrezë etj. Në Vilajetin Tokat, në një lartësi mbidetare prej 900 m. shtrihet fshati Niksor, ekskluzivisht me banorë shqiptarë. Në Stamboll, Ankara, Izmir, Brusa e gjetiu ka sa e sa katunde dhe lagje të mëdha që njihen me emrin "arnaut mahallasi". Këto janë veçse të dhëna
episodike, kundrejt pranisë reale të elementit shqiptar.
Përkundër procesit të pandalshëm të asimilimit, te një numër i caktuar i individëve (sidomos te plakat) shqipja në çdo periudhë, edhe sot, ka mbetur e vetmja gjuhë, pa u "infektuar" aspak me asnjë gjuhë tjetër.

Për fshatin Niksor rrëfen Murat Sarë (Dragusha), polic, me banim në Ankara, por që kishte shërbyer pikërisht në këtë lokalitet. Bashkëbiseduesi e kishte të harruar gjuhën e të parëve, ndonëse me pietet flet për ta. Ai tregon se Niksor gjendet në nahijen Tokat. Katundi ka më se 400 shtëpi dhe është i banuar plotësisht me shqiptarë. Është loka-lltet malor, me male të dendura me drunj të ahishtave. Murati deklaron se askush, as nga pushteti nuk guxon të hyjë në të. Partitë i kanë në dorë. Deri vonë vëtëm shqip kanë folur. Femrat kryesisht ishin të veshura me pshtjellak ("zavijaça"), ndërsa pleqtë edhe sot kanë veshje kombëtare shqiptare. Jetojnë mirë dhe janë kompakt, unik. Çka të ndodhë brenda, nuk mund të depërtqjë jashtë, sepse nuk ka gjetur vend konfidenca. Pushtetarët kanë problem në këtë drejtim, sidomos kur është fjala për ndonjë vrasje, krim dhe për zbulimin e kryesit të veprës. Edhepse katund malor, e kanë të zhvilluar trafikun, kështu që me mjetet e shumta transportuese, kryejnë shërbime të transportit për vise të gjera të Turqisë. Me të mbaruar të një rrëfimi autentik e real, bashkëbiseduesit i shtrohet pyetja: - Ju si patët mundësi të shërbeni, të kryeni detyrën pa pengesa në ato kushte kaq specifike? Ai pa hezitim përgjigjet: - Për arsye se isha (jam) shqiptar (arnaut).

Vendosja në trevën e Bafrës, me dendësi të konsiderueshme me shqiptarë, e ka gjenezën dhe logjikën e vet. Pushteti i atëhershëm turk, si sundimtar shumëshekullor, e njihte shpirtin e shqiptarit. Atë më tepër e pranonte për sakrificat që mund t'i bëjë, se sa për shkakun e parapëlqimit dhe të përqafimit të fesë islame, sa për t'u ruajtur muslimanizmi. Shi për këtë, elementin që e kishte shtypui gjatë, që ia kishte mohuar kombësinë dhe gjuhën, me të cilin kishte rënë në konflikte të ashpra, deri në humbje të plotë po nga ky element, në vitin 1912, e pranon në gjiun e vet. Këtu mund të shtrohet pyetja: Si është e mundur që këtë kundërshtar, i cili e kërkonte lirinë, që kishte dhënë prova të shumta të kundërshtimeve, bile edhe me kryengritje të armatosura, të organizuara si ato të Skënderbeut, te Bushatlinjëve, të Ali Pashë Tepelenës dhe ato më të njohurat të Kosovës (1908-1912), përsëri të vënë nën sqetull dhe t'i gjejë strehim. Faktet janë të qarta për dhënien e përgjegjes së saktë. Turqia është shtet i përzier me kombe të ndryshme, si p.sh. turke, tatare, çerkeze, llaze, kurde, ermene, arnaute e tjerë. Ne këtë konglomerat shqiptarët assesi nuk do të jenë në gjendje të krijojnë enklava ndikuese, me identitetin e vet, me aspirata të pavarësisë së gjuhës, të kulturës.

Të gjithë si një, të gjitha kombësitë do të shkriheshin nën flamurin e gjysmë hënës. Asimilimi i të gjitha kombësive është i patjetërsueshëm, pasi që feja e bën të vetën, siç e bën edhe sistemi politik dhe shtetëror. Së këndejmi, në këtë labirinth mund të gjenden arsye të shumta. Ndër to dallohen ato të cilat kanë të bëjnë me interesat e vet shtetit, për të përmirësuar, begatuar popullsinë me elemente vitale, që kanë shpirt luftarak, e po të udhëhiqen mirë, janë plotësisht besnikë ndaj të tjerëve, ndaj pushtetmbajtësve. Turqia me kohë e kishte peshuar dhe përllogaritur mirë problemin. E kishte të qartë, sepse këtë ia kishte mësuar përvoja perandorake, se shqiptarët duhet të vehen në treva neuralgjike dhe në ato arrihen dy qëllime: të jenë mbrojtës dhe të likuidohen, njëkohësisht. Për të luajtur rolin e mbro-jtesit, shqiptarëve iu gjendet vend për së gjeri e për së gjati nëpër shkretëtirat ose gjysmëshkretëtirat anadollake, nëpër vendet moçalike, deri në pikat më të largëta të lindjes dhe të perëndimit. Në ato pjesë kishte mjaft hapësira të lira, por problem ishte si të punohen. Klima e ashpër dhe niveli i ulët i zhvillimit ishin pengesë e madhe për prosperitet.

Në këtë gjendje të pakthim ngjajnë viktima të shumta, të fëmijëve dhe të pleqëve, të të gjithëve që nukjanë në gjendje të mbrohen e nuk mund t'i bëjnë rrezistencë kushteve klimatike. Nga mushkonjat e moçaleve vdesin dhe e kanë vështirë të gjallojnë. Kështu, në mënyrë të tërthortë zhduket dalëngadalë një element kundërshtar, i cili jo vetëm në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881) diti të shfaqë aspiratën për pavarësi.

Një pjesë e shqiptarëve, të ardhur nëpër vise të gjjera të Turqisë, megjithatë, nuk u zhduk. Ata ishin më të dalluarit dhe kudo që gjendeshin treguan shkathtësi dhe trimëri të pashoqe për t'i zmbrapsur kundërshtarët e Turqisë. Mustafa Kemal Ataturku i kishte në çetat dhe në radhët e tij të organizuara edhe shqiptarët, me të cilët arrinte rezultate të pamohuara, pothuajse në çdo front.

Shqiptarët kishin edhe shkathtësi tjera. Pjesa dërrmuese e tyre nuk ndeji duarkryq, por kërkoi kushte më të mira. Në ato mjedise ku ekzistonte mundësia, dhuntitë e natyrës ia përshtatën nevojave të veta. Kështu, në Bafra, që fillimisht ishin të vendosur nëpër male, nga të cilat mezi dukej qielli, gjeti tokën me përbërje pedologjike të plleshme, të cilës la mësynë ta çelin dhe pyllin ta shndërrojnë në tokë të punueshme. Në këto rrafshira bregdetare, lulëzon hapësira për lakmi. Moçali i gjerë mbetet më larg, i cili fshatarëve edhe tash u shërben si rezervat, ku rriten kuajt, buallicat. Tash për tash edhe moçali është i dobishëm.

Moçali, ku shihen tufë të gjedheve të trasha, të cilat dimër e
verë vet ushqehen, shumohen, ndërsa pronarët iu vejnë
damka, që dallohen nga të tjerat. Në këtë rezervat nuk ka
barinj dhe rojtës të tjerë.

Është kjo një prej fakteve që dëshmon ku u vendosën shqiptarët. Atëbotë, vendbanimi, toka në këtë trevë fitohej pa kurrëfarë kompenzimi. Nga pleqtë e gjallë që nga koha e ardhjes, aq sa nuk i mashtron kujtesa, mund të mësohet se këtu kanë ardhur nga dy arsye: sepse nuk dinin kah t'ia mbanin kur e shkelnin tokën e Turqisë dhe, për në Samsun dhe Bafra orientoheshin nga njohuria e njerëzve, të cilët këtu kishin qenë ushtarë, ose për shkak se kur kërkonin strehim në Stamboll, në Izmir e gjetiu, në ato mjedise strehimi dhe plangu duhej të paguhej, ndërsa Samsuni me rrethinë ishte pa pagesë. Njëkohësisht, më pastaj, këtu vijnë sipas informacioneve, raiqësisë, të afërmve që aty ishin të vendosur më parë.

Përkundër të gjitha odisejadave të mundim-shme, shqiptarët në Bafra krijojnë oazë relativisht të gjerë dhe e kaluara për ta veçse është e inçizuar si në një celuloid filmik, të cilin e shikojnë më tepër mekanikisht, pa ndonjë thellim të posaçëm. Luftëtarët e denjë, njerëzit e fjalës, tash përmenden, përkujtohen me pietet, ndërsa për kohën e shkuarjes (emigrimit) do të rrëfenin me përjetime të thella, të njëmendëta, vetëm ata të cilët e patën barrën mbi shpinë dhe e ditën sa është ajo e rëndë.

Në Bafra dhe në rrethinë gumëzhin shqipja. Aktualisht nuk thuhet se kemi qenë këtu apo atje. Me mburrje pohojnë se janë shqiptarë, sado që në këtë trung ka depërtuar kombësia vendëse - turke.

Familja Ismajli (atëherë e quajtum Amitoviq) nga Koliqi që
u shpërngul në Turqi në vitin 1925, por që pas gjashtë
muajsh përsëri ktliehet në vendlindje.

 

Të dhënat e Brahim Amitoviq
(pjesë e pasaportit të mëparshëm, viti 1925).

 

6. KUSH U SHPËRNGUL NË BAFRA?

 

"Kosova
e Manastirit, e Prizrenit, e Plavës dhe e Gucisë
Kosova e legjendave legjendare të Gjergj Elez Alisë
Kosova -
legjenda e mbetur në udhëkryq të historisë."

"Na e tregojnë drejtimin plumbat, që vërshëllejnë në
errësirë.
Na e ndriçojnë rrugën flakët që gjithë tokën kanë përpirë Pas shpinave tona përplasi tufani dyert e shkallmuara
të shtëpive
dhe rrugët zgjaten e zgjaten si veri. Ne, popull muhaxhir, ecim nëpër shi. Lamtumirë, Çamëri!"

 
Popullore

Shqiptarët në Bafra janë vendosur që nga viti 1912/13/14. Kryesisht janë nga Rrafshi i Kosovës, përkatësisht nga komuna e Prishtinës, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Ferizajit, Gjilanit, Kamenicës. Pothuajse në tërësi janë pjesëtarë të ardhur nga Sanxhaku i Nishit në Kosovë. Në rajonin e Samsunit, përkatësisht të Bafrës ka edhe shqiptarë të ardhur nga Çamëria dhe viset tjera shqiptare të okupuara nga Greqia. Ata i quajnë muhaxher mubadil, që e kanë domethënien e këmbimit të grekëve banorë të Turqisë me shqiptarët, si dhe turqit, që ishin popullatë e Greqisë. Në Bafra, karvani i shpërnguljeve vazhdon vijimisht. Në dekadën e tretë të shckullit XX shënohet valë e re, sidomos në periudhën e viteve 1925-1930 dhe më pastaj deri në Luftëne Dytë Botërore. Edhe nga shpërnguljet e fundit, të viteve të pesëdhjeta, mund të gjesh numër të caktuar të të shpërngulurve. Më fjalë të tjera, gati tërë shekulli XX është periudhë e përndjekjeve dhe e pedatjeve.

Eshtë për t'u shënuar se në të gjitha vendbanimet e Bafrës janë krijuar lidhje të ngushta, miqësore, ose të ndonjë forme tjetër në mes të shqiptarëve. Kompaktësia fillin e ka në radhë të parë nga farefisnia, nga krushqia, nga ndonjë interes i biznesit, e mbi të gjitha veçse kanë mbështetje të njëjtë, janë shqiptarë. Aktualisht ekziston edhe përcaktimi idcologjik sipas partive. Secili pjesëtar i partive e mbështet programin e vet, prandaj, shpeshherë në ndeja, nëpër kafene, dëgjohet zhurmë për programet, për përparësitë që i kanë partitë e tyre.

Në muajin gusht, kur përcëllonte vapa, por edhe biznesi i intensifikuar i shitblerjes së produk-teve sezonale bujqësore, si dhe i atyre industriale, sidomos mobiljeve, të pajave, sepse së shpejti fillonte muaji i martesave, i dasmave, në bisedë, si epiqendër ishte humbja e pushtetit të Nexhmedin Erbakanit, i cili sipas disave, pushtetin, përkatësisht postin e kryeministrit e humbi për shkak të elementeve të fundamentalizmit, që gjithnjë e më dukshëm vëre-heshin në programin e tij. Ithtarët e tij ngulnin këmbë se vetëm ai do të mëkëmbte Turqinë. Reformat e tij i shpjegonin si të avancuara, për formimin e shtetit në pikëpamje të doktrinës fetare. Kundërshtarët mendonin ndryshe dhe meritë të veçantë i jepnin të ndjerit Turgut Ozal, të cilin, për fat të keq, vetëm vdekja e pengoi, ngase personaliteti i tij, hapat e tij reformues Turqinë e vënë në rrugën e zhvillimit dhe të përparimit. Ç'është karakteristike një numër, edhe të tillë që kishin shkuar në haxhillëk, dhe ishin moshuar nuk i jepnin të drejtë Erbakanit.

Xhamia e mbetur nën ujë, në liqenin artifical (ndihmës) në Arabalik Tesisleri, i ndërtuar në kohën e pushtetit të T.Ozalit. Në liqeni krysor në afersi është i ndërtuar hidrocentrali me kapacitet 700 MGW.

Në veçanti debatet, herë-herë të nxehta, posi ditët e verës përkufizoheshin me ndryshimin, transformimin e shkollimit, në mënyrë që arsimi fillestar tëjetë në kohëzgjatje tetëvjeçare. Mbretëronte frika se me këtë do të mbylleshin shkollat pesëvjeçare nëpër vendbanime (mejtepet fetare). Në Turqi ka shkolla laike dhe fetare, andaj, edhe kahet e bisedave janë të mbështjellura me botëkuptimet e popullsisë dhe me nivelin e emancipimit që e kanë.

Për të gjitha këto, për punët tjera, për biznesin që e planifikonin ta realizojnë në Rusi, ku me komba-jnat që kishin, të markave holandeze, me kapacitete të mëdha, t'i korrnin të lashtat nëpër fushat e gjera atje, biseda kryesisht artikulohej shqip. Kjo nuk bëhej për hir të mysafirëve që ishin të pranishëm nga Kosova (edhe autori i këtij shkrimi), por edhe nga tradita, shprehia, gjuha e paharruar e nënës, e të parëve, e cila ende jehonte kumbueshëm. Ngan-jëherë, spontanisht kalohej në gjuhën turke, por, pa e zgjatur shumë, mbizotëronte shqipja. Në këtë kompleks, për situatën politike të Turqisë, bisedat margjinalizoheshin vetëm në episode të caktuara, ndërkaq, te individët dhe grupet e njerëzve vlonte këmbimi i informacioneve për "memleqetin" (atdheun e dikurshëm), ku gati secila familje e kishte ndonjë lidhje farefisnore, ose të miqësisë.

Autori me bashkëshorten Havën në një restaurant të specialiteteve të peshkut në Arabalik Tesisleri
(te liqeni artifical, gusht 1997).

Natyrisht, te njerëzit e të gjitha moshave, te ata që kishin hyrë në dekadën e tetë të jetës,por edhe te ata më të rinjtë, ekzistonte përcaktimi i prerë për dashurinë dhe sakrificën që mund të bëjnë për Turqinë, si atdhe të vetin dhe të përhershëm. Çdo gjë që është kundër kësaj etike, nuk i kënaqte të pranishmit, sikur shprehnin xhelozi të pashoqe për atdheun e tyre - Turqinë. Nuk është as e çuditshme, as simptomatike kur nga goja e tyre me pietet të plotë del ngazëllimi për pasurinë dhe, në kuptim të gjerë edhe për fushat, rrafshlartat, rrugët, objektet industriale, termocentralet, lumenjtë e Turqisë. Për çdo gjë tjetër flitej me ngazëllim. Në mënyrë të padukshme vërehej një brengë e padefinuar, nga njëherë e shfaqur sheshazi, për djemtë që shkojnë ushtarë, të cilët mund t'i gëlltitë fronti i mallkuar me kurdët.

Lufta me kurdët është pikë dhe çështje mjaft neuralgjike. Sipas konceptit të rehatisë dhe të sta-bilitetit të shtetit, pa dyshim, pjesëtarët kurd janë armiq, të urrejtur nga masa e gjerë. Mirëpo, po të bisedohet në mënyrë të shtruar, gjenden gjëra analogjike, të ngjashme me shqiptarët. Një popull që e do pavarësinë dhe sovranitetin e vet, nuk duhet të jetë i urryer nga të tjerët. Në këtë temë të ndi-eshme nuk thellohen bashkëkombësit, përkatësisht bashkëbiseduesit, ndonëse më tepër i kaplon droja për bijtë e tyre. Për autorin e këtij shkrimi ishte simptomatike një bisedë spontane në një shitore të Stambollit. Shitësi, një djalosh i ri, pasiqë e kupton përkatësinë kombëtare, thot: shqiptarët dhe kurdët (ai ishte kurd) e kanë të njëjtin fat. Duke menduar gati njësoj, megjithatë, atij djaloshi simpatik i kthehet përgjegjja: ka ngjashmëri, por edhe dallime. Shqiptarët e kanë një shtet... Ç'është e vërteta, në Bafra, në Stamboll dhe më gjerë në Turqi e dinin çdo gjë që kishte ndodhë dhe po ndodhë në Shqipëri.

Këto ditë për Shqipërinë dihej pothuaj çdo gjë. Mediat, përkatësisht masmediat dhe shtypi e kishin bërë të vetën. Shqiptarët e rëndomtë, si dhe intelektualët me prejardhje shqiptare shprehnin keqardhje për destabilizimin dhe ngjarjet tragjike të këtij shteti. Ndonëse të përcaktuar pa kurrëfarë dileme për Turqinë, dosido Shqipëria sikur i ngacmonte në çdo mënyrë. Për Kosovën, edhe pse me të i lidhë vatra e dikurshme dhe lidhjet e tashme, pothuaj dinin më pak se për Shqipërinë. Më tepër i mbante lidhshmëria familjare, ose ndonjë nostalgji e zbehur. Përveç situatës tragjike të pranverës së vitit 1997 që u krijua në Shqipëri, për këtë shtet dinin diç më shumë edhe më parë, sidomos për folklorin, koloritin e begatë të tij, spektrin e gjerë të këngëve e valleve, të cilat për çdo vit shfaqeshin në Samsun, por edhe në Bafra, të organizuara në festivalet ndërkom-bëtare. Nëpërmjet këtyre shfaqjeve ishte zhvilluar një lloj propagandimi dhe, së këndejmi, krijohej një pasqyrë më e përafërt për këtë shtet. Të thoshte mendja se nuk i kanë të qartë sa duhet lëvizjet në Kosovë, se nuk e dijnë konceptin dhe mundësinë e pavarësisë për trevën e tyre të dikurshme.

Në mënyrë habitore tingllon refreni i prezantimit se: mysafirët janë nga Jugosllavia. Sindromi i ngulitur që nga ikja e tyre, iu ka mbetur gjithnjë në kokë, pa pasur pretendime që të çvlerësohet nocioni i Kosovës dhe atributet e saj. Nëse hulumtuesi ose çdokush tjetër këtë rastësi e mat me kutin e vet, pa dyshim, do t'i vete mendja se në meridiane më të gjera, njohuritë për trevën e Kosovës janë tejet të mangëta. Është kjo një shpërputhje e dukshme në mes trumbetimeve të koluareve politikaneske në Kosovë lidhur me internacionlizimin e çështjes së Kosovës dhe realitetit nëpër meridianet tjera, rajediset e huaja.

Dimensioni i dyshimit lidhet me deklaratat shumë pompoze të liderëve dhe të politikanëve tanë, të cilët pa rezervë mburren për internacionalizimin e çështjes së Kosovës. Vërtetë, sa më shumë të bredhësh nëpër vise të botës, gjithnjë e më tepër formësohetbindja se problemi i Kosovës nuk është i internacionalizuar sa duhet dhe për këtë nevojitet punë më e organizuar dhe e gjithanshme, për të realizuar këtë qëllim. Me përjashtim të qeverive dhe të diplomacive të vendeve të ndryshme, popullata vështirë e di ku gjendet Kosova, ndërsa për problemet dhe aspiratat e saj pothuajse nuk di fare. Edhe pse rasti konkret është i margjinalizuar, dhe ka një domethënie të caktuar për këtë çështje.

Kjo do të thot se, megjithatë, mund të shfaq diç për këtë çështje edhe në vendet ku janë të vendosur me miliona shqiptarë, nga të cilët mund të kuptohet më lehtë problemi i bashkëkombasve të dikurshëm, por që nuk iu prezantohet në mënyra përkatëse realiteti i kësaj treve dhe i popullatës së saj. Duke hyrë në thellësinë e gjenezës së shqiptarëve atje dhe duke iu ofruar të dhëna të shkruara e të argumentuara për vilajetet e tyre të dikurshme, thellohet bashkëpunimi dhe mirëkuptimi i llojit të vet. Këta njerëz janë të gatshëm të ballafaqohen me realitetin, ndonëse burimet e informacioneve nuk janë të bollshme që të ndikojnë për shumë gjëra në vetëdijen e tyre.

Bisedat zhvilloheshin kudo, në kafene, nëpër shitore, në ndeja të rëndomta. Në qytetin Bafra kishte një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve, të cilët kishin zënë vend nëper lokacione të volitshme. Në pallatet katër-pesë katëshe, me lokalet për desdnime të ndryshme dhe sallonet e mëdha, shitore e punëtori, në të gjitha këndet, që nga qendra deri në periferi, ndeshesh më shqiptarë, shumica e të cilëve kishin krijuar emër për punën e tyre besnike dhe të ndershme, për qifliqet që i kishin edhe për rreth qytetit, nëpër fshatra.

Pikëtakime të caktuara për shqiptarët ishin kafenetë. Faktikisht, ato ishin të zgjedhura, aty ku më së miri shërbehen dhe bisedatjanë të kanalizuara para se të hyhet në to.

Shqiptarët rëndom rrijnë bashkë (në mesin e tyre edhe autori ) nëpër kafene-çajtore e gjetiu
(foto, gusht 1997).

Vizitorët e rastit dhe banorët e atyshëm, rëndom shqiptarët, sidomos ata të moshuarit, i gjen në ndeja të përbashkëta, ku nuk mbetet ditë që të mos këmbehet së paku ndonjë fjalë e shqipes. Në kafenenë afër ndërtesës së komunës (beledisë), ku pronari është me prejardhje shqiptare, porse e ka të harruar gjuhën e të parëve, e kanë pikëtakimin më të shpeshtë, që nuk do të thot se nuk pushojnë dhe llafosen edhe në lokalet tjera dhe në çajtore. Dita e hënë dhe e enjtëjanë dilë takimi, për shkak se organizohet tregu dhe në qytet arrijnë edhe nga fshatrat e rrethinës. E premtja është ditë kur falet namazi i xhumasë. D.m.th. këto tri ditë sikur janë të destinuara për takimet e bashkëkombasve, të miqëve për t'i këmbyer mendimet dhe informacionet në mes veti.

Bisedën e tyre e ndërpret ezani i hoxhës, në afërsi të drejtpërdrejtë, si dhe anekënd qytetit, ku vetëm në qytetin e Bafrës numri i faltoreve është afro dyzet (40). Por, ndërpritja e tillë është vetëm e përkohshme dhe fare nuk e pengon vazhdimësinë, qoftë të bisedave të rëndomta e të nevqjshme, qoftë të biznesit të përditshëm. Bashkëbiseduesit më të shpeshtë, të cilët kryesisht janë haxhinjë, në përgjithësi shërbehen me kujtimet dhe bisedal, anekdotat dhe frazeologjizmat e "memleqetit", ato që iu kishin ngelur në kujtesë nga gjyshërit dhe prindërit e tyre.

Në të vërtetë, në Bafra dhe në rrethinë nuk ishte vështirë të ruhet tradita dhe gjuha shqipe, ngase në këtë oazë lidhjet farefisnore dhe miqësore përbëjnë një gërshetim të dendur, si rrjetë merimange. Në komunat tjera të Samsunit nuk është kështu. Numri më i pakët i shqiptarëve, dispersioni pa koncentrim të veçantë, e kishte rrezikuar më herët gjuhën dhe ruajtjen e traditës. Në ato mjedise martesat e përziera kishin filluar më herët, ndërsa në komunën e Bafrës fillimi i këtij fënomeni tash është i shënuar, por me nismë shumë më të vonshme.

Në Bafra u shpërngulën fise të ndryshme të shqiptarëve. Ne këtë qytet jetojnë dhe veprojnë: Sfarçalitë (të fisit Sop), të cilët në Kosovë kishin ardhur nga njëra Sfarçë (nuk dihet cila: e vogla, apo e madhja) dhe atëherë ishin vendosur në fshatin Nedakoc të komunës së Vushtrrisë, madje Bacalitë (fisi Krasniq), të cilët në vitin 1878 ishin përzënë me dhunë nga Nishi dhe ishin vendosur në fshatin Pomazatin të Fushë Kosovës. Kjo familje konsiderohet ndër të parat të familjeve shqiptare që kanë zënë vend në Bafra. Aty jetojnë edhe familje lë Prebrezëve (fisi Gash), të Bellopojëve (fisi Kelmend), të Plla-nalive (fisi Thaq dhe Sop), të Llumnicëve (fisi Gash), të Dragushëve (fisi Gash dhe Thaq), lë Llozanëve (fisi Kelmend) e tjerë.

Në fshatin Karpuzkëjy janë vendosur Sfarçat, Gojnovcët (fisi Kelmend), Marevcët (nga Marevci ku më parë ishin vendosur shumë familje muhaxhere), Shurecët (fisi Krasniq), Zubicët, Pllanat, Prebrezët, Gimicët, Orllanët, Sllakuçanët, Shamallukët, Pasjaçët, Dragushët, Balltiqët, Rukovcit, Burincët, Zhinipotokët, Turgutët, Kordincët, Berilët, Cërno-gorët, Boshnjakët dhe një familje turke e Prishtinës, që tash mbiemrin e ka Jillmaz.

Në Akkunej jetojnë Mollakët, Raçët (fisit Krasniq), Pllanalitë, Makovcit, Zhushët (fisi Krasniq), Konjushët (fisi Krasniq) e tjerë. Ndërsa në Eldaut janë të vendosur Rashicët (fisi Shalë), Podvoricët (fisi Krasniq), Melakët. Bedeshi ka Llumnicë, Mramorë, Zhushë, Sllamellukë, kurse në Azayjetojnë Podvoricët.

Në fshatin Kanaxhak ka Burincë, Vardarë, Topanicë, Majkovcë, Boshnjakë, Podvoricë, Ver-topë, Ivajë (fisi Kelmend) e tjerë. Në Koshikëjy elementi shqiptar përbëhet nga Ramiqët, Marevcët, Kryelevët, Butovcitë, Lecët, Podvoricët, Krivaçët, Berjanët, Burincët, Rashicët. Hertova ka Bacali, Berjanë etj., ndërsa në Elypli jetojnë Gubetinët, Krivaçët dhe Zhushët. Në Korolluk ka Spahi e tjerë.

Në fshatin Kajdollap jetojnë Pllanalitë, Shishanët, Trudët, Bacalitë, Makovcit, Tërpezët, Gërgurët, Sogojevët, Berilët, Tërhollët. Në Turbekëjy ka Prebrezë, Hergajë dhe Mramorë, ndërsa në Rengelkëjy jetojnë Ratkocerët.

Në Evrenushak jetojnë Makovcit. Fshati Osmanbejllik është i banuar me shqiptarë. Aty jetojnë Bacalitë, Malokët, Çomurët, Majkovcët, Lahinovcët, Paçaradët, Pllanalitë, Pasjaçët, Goranët, Tihovcit dhe Ratkocerët.

Në fshatin Tashkypri jetojnë Sfarçat, Podvoricët, Makovcit dhe Bajçinovcit. Në Yçpunar ka Pasjaçë.

Në Myzmeleki jetojnë këto grupe të familjeve: Pllana, Sfarça, Raça, Grabanica (fisi Kelmend), Byçmetët (fisi Thaq), Bubicët, Simnicët. Fshati Akteke ka Mukulan, Toçanë (fisi Kelmend), Pllanë dhe Zhushë. Në Gërçesu kanë gjetur vendbanim Llozanët, Bubliqët, Pllanalitë e tjerë.

Në fshatin Domazay jetojnë Breznicët, Sakicollët, Bullatovcit, Podvoricët, Toçanët. Në Rengeli janë të njohur Gimollët, Podvoricët, Sakicollët.

Nëpër fshatra tjera jetojnë Toçanët, Bërbatovcit, Bellopojët, Tihovcit, Konjushët, Gimollët, Llozanët e tjerë.
Përveç në Bafra, shqiptarët janë të vendosur edhe në qytetin e Merzifunit, të Sinopit, të Gerzës, të Allaçamit, në Tekekëjy, në Samsun, si dhe nëpër disa fshatra që e përbëjnë rrethinën e këtyre qyteteve. Në Samsun jetojnë Zhinipotokët, Ramiqët, Pllanalitë, Zhushët, Zhugollët, Buçincët (fisi Thaq), Gjyshincët (fisi Gash), Shulemajtë, Konjushët e tjerë.

Në Merzifun ka Bacali, Konjushë e tjerë. Në Allaçam është i njohur fshati Tashkelikëjy, i banuar me shqiptarë. Edhe në qytet ka shqiptarë, sikurse në Gerze dhe Sinop, porse me numër më të vogël. Në qytetin e Tekekëjyt jetojnë vetëm dhjetë familje shqiptare: Sfarçali, Bellopojë dhe Bërbatovcë (fisi Krasniq).

Në Bafra ende mund të gjenden pleq, ndonëse shumë rrallë, të cilët pak a shumë e mbajnë mend rrugëtimin për në Turqi, qysh në vilin 1913/14 dhe 1919/20. Ata më së miri, në mënyrë autentike rrëfe-jnë për realitetin e kohës dhe janë në gjendje të lidhin skajoren e atëhershme dhe të sotmen.

Të dhëna për anëtarë të familjes (nga pasaporti i mëparmë).

7. KUJTIMET E TË GJALLËVE PËR SHPËRNGULJET NË TURQI, PËRKATËSISHT PËR NË BAFRA

 

"O për shqyplart-o, haj, medet,
Gjethmon desin-o për gazep,
P'i venit tyne Krali i njek.
Po na i vret, o po na i pret.
O se p'i Nishit, o teri n'Kikë,
Po na i pret dushmani me thikë.
O p'i Surdulli ter'n'Karadak
I vret dushmani, o pa i pas'hak
O p'i Leskovcit, o teri n'Vrajë,
O po na therrin, bre, po na vrajnë!"

 
Popullore

Meqë koha e bën të veten dhe gjenerata më e hershme ka zënë të harrohet, sadopak mund të gjendet ndonjë i moshuar që di të flasë me besnikëri për periudhën kur ndodhën shpërnguljet për në Turqi. Nga tërësia ku mund të vilen kujtimet, nda-hen në dy breza: ata që u shpërngulën nga Kosova dhe ende janë gjallë dhe në ata që u lindën në atdheun e dytë, përkatësisht në Vilajetin e Samsunit, por i kanë të freskëta rrëfimet e prindërve dhe të të afërmve të tyre, të cilët tash janë në botën tjetër.

...